Shtëpi me 5 dhoma gjumi në shitje në Çagllavicë

380,000 € Per Shitje Çagllavicë--

Shtëpia gjendet në Çagllavicë, mbrapa Gorenje dhe shumë afër lagjes NIC, në një zonë të qetë rezidenciale me qasje të shpejtë drejt Prishtinës dhe rrugëve kryesore.
Prona shtrihet në 4.15 ari tokë (415m2) dhe ka sipërfaqe banimi prej 269.80m2. Shtëpia është e ndërtuar në dy kate me bodrum dhe garazha, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për banim familjar, privatësi dhe funksionalitet.
Oborri ofron ambient të rehatshëm për relaks dhe shfrytëzim gjatë sezonit veror, me pishinë 36m2 të pajisur me sistem filtrimi. Shtëpia posedon gjithashtu bodrum dhe garazha me sipërfaqe totale 60m2, të cilat mund të shfrytëzohen për parkim, depo apo hapësira ndihmëse.
Shtëpia ka ngrohje me pompë termike, si dhe dy klima, duke siguruar komoditet dhe efikasitet energjetik gjatë gjithë vitit.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
- Kati i I-rë:
| 4 Dhoma gjumi
| 2 Banjo, njëra prej tyre në dhomën e gjumit
| 2 Ballkona

Hapësirat shtesë:
| Bodrum dhe garazha 60m2
| Pishinë 36m2 me sistem filtrimi
| Oborr i rregulluar

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5380

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
330 270 5 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Air condition,Rezervuar uji
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 2.00

Vendodhja e prones