Zyra gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin “Prishtina Green Residence", më saktë në Rrugën A, në një lokacion të favorshëm dhe me qasje të lehtë në rrugën B. Me një sipërfaqe prej 96 m2, ajo është e organizuar në tre dhoma pune funksionale që ofrojnë fleksibilitet për aktivitete të ndryshme profesionale. Zyra ka orientim veri - lindje, duke krijuar një ambient të këndshëm pune me pamje të hapur. Ngrohja sigurohet përmes ngrohtorës së qytetit (Termokos), duke ofruar komoditet dhe efikasitet gjatë stinës së ftohtë. Objekti ku ndodhet zyra është i frekuentuar dhe i orientuar kryesisht nga bizneset, çka e bën këtë pronë një zgjedhje ideale për veprimtari të ndryshme profesionale.
Zyra ka këtë renditje:
| 3 Dhoma pune
| 2 Banjo
| 1 Ballkon