Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, më konkretisht në Rrugën A, në objektin e ndërtuar nga kompania ACG (Ada Consulting Group). Pozicionimi i saj buzë rrugës kryesore e bën një zgjedhje ideale për banim, duke ofruar qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha pjesët e qytetit.
Lokacioni është mjaft i përshtatshëm, pasi banesa ndodhet në mes të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Unazës së Brendshme dhe Rrugës A si dhe ka qasje të lehtë me Veternikun, lagjen Prishtina e re si dhe me rrugën B. Në afërsi gjenden supermarkete, shkolla, kopshte, barnatore, kafiteri, restorante dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Banesa ka një sipërfaqe prej 118 m² dhe është e organizuar në mënyrë funksionale. Ajo është plotësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, pa pasur nevojë për investime shtesë. Sistemin e ngrohjes e ka qendror me energji elektrike, ndërsa orientimi Lindje–Veri dhe Jug–Perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ajrosje shumë të mirë.
*Banesa ka flete poseduese.
Banesa ka kete renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)