Shtëpia gjendet, në Preoc, komuna e Graçanicës, ngjitur me lagjen Marigona Residence, zonë kjo me gjithësej 11 shtëpi të ndërtuara. Shtëpia është e ndërtuar me materiale kualitative dhe ka të investuar kuzhinën, kaminin, dyert e brendshme, dritaret, keramikën, shkallët, oborrin e rregulluar si dhe pjesën e mbuluar për vetura, posedon sistem të ngrohjes qendrore me pompë termike si dhe kamera sigurie të vendosura. Shtëpia shitet në gjendjen siç është tani dhe të gjitha investimet ekstra realizohen nga blerësi i shtëpisë.
Shtëpia ka sipërfaqe totale prej 324.3m2 të ndarë në dy kate, ku kati përdhesë ka sipërfaqe 137.29m2, ndërsa kati i parë ka sipërfaqe 187.01m2. Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4.35 ari (435m2), në një lokacion të qetë dhe të përshtatshëm për banim familjar.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi (me banjo)
| 1 Banjo (në dhomë gjumi)
| 1 Tualet
| 1 Kthinë teknike
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 1 Ballkon