Shtëpi me 3 dhoma gjumi me qira në lagjen Marigona Residence

1,200 € / Muaj Per Qira Çagllavicë-Marigona Residence-

Shtëpia gjendet në lagjen “Marigona Residence”, një zonë të qetë e cila posedon bulevarde të gjëra, parkingje, sistemi të ujit dhe kanalizimit, kamera të sigurisë, shkolla, qendrën tregtare “Çarshia”, sistem të rrymës dhe internetit, sistemi i ndriqimit e shumë detaje të tjera plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat për çdo familje. Çarshia e lagjes Marigona Residence, ofron gjithçka që ju nevojitet nëse dëshironi të kaloni një ditë të bukur jashtë shtëpisë si: kafiteri dhe restaurante që ju ofrojnë pije dhe ushqime të llojllojshme dhe poashtu markete, barnatore, librari e shumë shërbime të tjera. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 217m2, ku prej tyre 174m2 janë kati përdhesë dhe kati i I-rë, kurse 43m2 janë bodrum, si dhe ka sipërfaqe toke 2.7 ari, e cila ofron hapësira të mjaftueshme për një familje të madhe dhe shfrytëzim të oborrit. Shtëpia është e mobiluar si dhe ka ngrohje me pompë termike. Një prej avantazheve të kësaj shtëpie është prania e njërit park të lagjes pranë saj gjë qe e bën jetesën me atraktive për jetesë apo për të shijuar ajrin e pastër dhe natyrën që ofron.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi
| 1 Dhomë pune
- Kati përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| Erë mbrojtësi
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5258

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
217 0 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones