Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin banesor "City View" të ndërtuar nga kompania "Dard Construction". Kjo banesë ofron një vendndodhje shumë të favorshme, duke ofruar qasje të lehtë në unazën e brendshme të qytetit dhe në rrugën A. Pozicioni i banesës është mjaft i favorshëm, ku gjithë pamja është e drejtuar nga qyteti. Banesa ka sipërfaqe totale prej 108.78m2, ofron një sistem ngrohjeje qendrore me kalda elektrike, po ashtu ka orientim Lindje – Veri.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet