Shtëpi me 4 dhoma gjumi në shitje në lagjen Çagllavicë – Living Residence

382,000 € Per Shitje Çagllavicë--rr.Xhon Belushi

Shtëpia gjendet në lagjen “Living Residence”, lagje kjo ku çdo detaj është menduar për rehati, komoditet dhe jetë me standarde më të larta. Lagjja gjendet ngjitur me lagjen Qëndresa dhe lagjen Avenue 23 dhe ka afërsi me objekte dhe qendra të rëndësishme që shtojnë funksionalitetin e saj, si rrethrrotullimi kryesor që lidh dy autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”. Shtëpia ka sipërfaqe totale prej 232 m², e ndërtuar në 3.69 ari truall. Hapësirat janë të organizuara në mënyrë funksionale dhe komode, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Galeria e bën të veçantë dhomën e ndenjës, duke i dhënë asaj stil dhe ngrohtësi. Posedon ngrohje qendrore me pompë termike, si dhe materiale ndërtimi të kualitetit të lartë dhe teknologji të avancuar izoluese.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati i Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 3 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Under Construction T5241

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
232 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones