Zyra gjendet në lagjen Lakrishtë në objektin afaristo banesor “Dukagjini Residence”, e ndërtuar nga kompania e ndërtimit Dukagjini. Objekti gjendet në një lokacion strategjik, afër rrethit duplex, që e bën atë tërheqëse për bizneset dhe organizatat e ndryshme me qasje të lehtë në disa pjesë të qytetit. Zyra ka një sipërfaqe të përshtatshme prej 92m2, e cila ofron hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar veprimtaritë e biznesit. Ngrohja e saj është e siguruar nga sistem qëndror me ngrohtorën e qytetit (Termokos) si dhe orientimi i zyrës është në veri - lindje. Zona ku ndodhet zyra ofron qasje të lehtë në shumë shërbime të rëndësishme, si dyqane, restorante, kafeteri dhe transporte publike. *Garazha përfshihet në çmim.
Zyra ka këtë renditje:
| 3 Dhoma pune
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
| 2 Depo
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)