Zyra gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin e ndërtuar nga kompania “Alko Group”. Lokacioni është shumë i mirë sepse ndodhet në mes të rrugës c dhe rrugës b, po ashtu afër ndodhen shumë shërbime të nevojshme si: dyqane, barnatore, markete si dhe linja e trafikut urban. Zyra është e re dhe është e gatshme për shfrytëzim, ka gjithësej 256m2 sipërfaqe totale, ku prej tyre 177.20m2 janë hapësirë e bredshme dhe 79m2 janë terasë, posedon ngrohje qëndrore me kalda elektrike, si dhe ka orientim jug - perëndim.
Zyra ka këtë renditje:
| 5 Dhoma pune
| 2 Terasa
| 1 Ballkon
| 2 Banjo
| 1 Tualet