Shtëpia ndodhet në Prishtinë, në zonën kadastrale Çagllavicë, në një zonë shumë të mirë për jetesë, si dhe qasje shumë të lehtë në rrugën kryesore të Veternikut. Lokacioni i shtëpisë është shumë i favorshëm pasi që gjendet pranë rrethit të Çagllavicës dhe “Swiss Center” dhe afër shumë institucioneve sikurse shkolla, spitale, kopshte etj. Shtëpia është e gatshme për banim, ka gjithësej 200m2 sipërfaqe e ndarë në dy kate (P+1) si dhe ka 10 ari truall. Shtëpia posedon ngrohje me klimatizim si dhe ka orientim Jug.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Ballkon
- Kati i 1-rë
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Dhomë pune
| 1 Ballkon
| 1 Banjo