Banesa gjendet në lagjen Arbëria - Dragodan, në objektin e ndërtuar nga kompania "Tregtia". Ajo ndodhet në afërsi të kompanisë "Cacttus” dhe laboratorit “Avicena”, duke e bërë atë një vendodhje të përshtatshme për ata që kërkojnë të jenë afër shërbimeve dhe aktiviteteve sociale. Banesa është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, ka një sipërfaqe prej 80m2, orientohet në Lindje si dhe sistemi i ngrohjes qendrore është me ngrohtoren e qytetit (Termokos).
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)