Hapësira afariste gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në këndin e rrugëve Enver Maloku dhe Armend Daci. Ndërtesa është e re dhe e ndërtuar me standarde bashkëkohore, duke ofruar hapësira pa shtylla në qendër që mundësojnë organizim fleksibil dhe funksionalitet maksimal. Arkitektura moderne me kate të larta, dritare panoramike dhe fasadë të ventiluar Fundemax e bën këtë objekt të përshtatshëm për zyre, biznese shërbyese apo komerciale që kërkojnë imazh profesional dhe komoditet. Hapësira afariste ka sipërfaqe 336m2, e ndarë në 3 kate (B+P+1) bodrum prej 96m² 2 kate me nga 120m2.
Objekti ka hyrje nga të dy anët dhe ka hapësira të dedikuara parkimi, duke e bërë një zgjedhje praktike për zhvillimin e aktiviteteve afariste.