Banesa gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan, në kompleksin afarist-banesor "Artis" të ndërtuar nga kompanitë e ndërtimit "Art Group" dhe "Cima Construction". Lokacioni i kësaj banese është shumë i përshtatshëm, duke qenë afër Ambasadës së Austrisë dhe fitnesit Fivestar, po ashtu ofron një akses të lehtë në rrugën "Ahmet Krasniqi". Banesa është një ndërtim i ri dhe gati për shfrytëzim, ofron një ambient të freskët dhe modern për banorët, ka sipërfaqe prej 91m2, është e pajisur me ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), kjo siguron një temperaturë të rehatshme dhe të përshtatshme gjatë periudhës së ftohtë, duke e bërë ambientin të ngrohtë dhe të përshtatshëm për banorët. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)