Vila gjendet në Brezovicë, në lagjen e ndërtuar nga Bau Holding, rreth 600 m larg restorantit Tiffany dhe shumë afër Hotel Brezovica. Ka qasje në rrugën kryesore që lidhet me Prevallën dhe Ferizajn, e cila ndodhet 900 m larg, ndërsa largësia nga pista e skijimit është rreth 8.4 km.
Vila ka sipërfaqe banimi prej 175.44 m² dhe truall prej 3.1 ari, si dhe është e pajisur me leje ndërtimi dhe certifikatë përdorimi. Pozicionohet në kënd të lagjes, me oborr të rrethuar me pisha dhe hapësirë të mjaftueshme për parkim përreth saj.
Në vilë janë bërë investime shtesë në parket, dritare, roleta, keramikë dhe mobilim, ndërsa në enterier është përdorur dru dekorativ i cilësisë së lartë. Dhoma e ndenjes ka lartësi prej 5 m, kamin dhe dalje të drejtpërdrejtë në oborr, ndërsa dhoma kryesore e gjumit është e pajisur me jacuzzi.
Ngrohja qendrore është me pompë termike. Gjithashtu, vila është e pajisur me alarm dhe kamera sigurie.
Vila ka këtë renditje:
- Kati Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi (Master Bedroom)
| 1 Banjo (në Master Bedroom)
| 1 Tualet
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Banjo me saunë
| 1 Ballkon