Banesa gjendet në lagjen Dardania, perballë bustit të “Bill Klinton”, në një prej zonave më të kërkuara dhe më të përshtatshme për jetesë, pasi ofron afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme ditore. Me sipërfaqe prej 53 m², ajo është funksionale dhe e gatshme për banim. Banesa është e pajisur me ngrohje qendrore nga Termokos, si dhe me klimë, duke ofruar komoditet gjatë të gjitha stinëve. Orientimi në jug e bën hapësirën të ndriçuar dhe të ngrohtë pothuajse gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe energjik për jetesë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo
| 1 Ballkon