Shtëpia gjendet në lagjen ekskluzive Qershia Village, një lagje e mbyllur e ndërtuar nga kompania e njohur BP Home, e cila njihet për standardin e lartë të ndërtimit dhe për kujdesin e veçantë ndaj detajeve. Shtëpia është e tipit 170 m² por ka shtesë dhe 60m2 nënkulëm. Shtëpia është e ndërtuar mbi 2.13 ari truall, kjo pronë ofron komoditet dhe cilësi të lartë jetese.Shtëpia ka orientim jug-perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një atmosferë të ngrohtë e pozitive. Është tërësisht e mobiluar me një stil modern dhe industrial, duke e bërë të gatshme për banim të menjëhershëm. Ngrohja dhe ftohja janë të integruara përmes një sistemi qendror me pompe termike, duke ofruar efikasitet dhe rehati gjatë gjithë vitit. Kjo pronë është zgjedhja ideale për një jetesë cilësore, në një lagje të qetë dhe të sigurt. Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Tualet
| 1 Parahyrje
| 2 Vendparkime
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkon
- Kati i 2-të:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Banjo