Zhvilloni projektin tuaj të biznesit në një zonë të re me infrastrukturë moderne dhe kushte të qarta ndërtimi.
Nova Park po zhvillohet si një park industrial bashkëkohor, i konceptuar për biznese prodhuese, logjistike dhe tregtare që kërkojnë stabilitet dhe kushte të rregulluara për ndërtim dhe operim.
Ofrojmë në shitje parcela prej 38 ari (3,800m²) dhe 52 ari (5,200m²) me:
- Leje ndërtimi deri në 50% të sipërfaqes së parcelës
- Lartësi ndërtimi deri në 12 metra
- Infrastrukturë të plotë: energji elektrike, ujë, kanalizim dhe rrugë të asfaltuara
- Akses direkt në rrugë nacionale dhe autostradë
- Rrethim i parkut dhe sistem sigurie në hyrje/dalje
- Menaxhim dhe mirëmbajtje të organizuar të hapësirave të përbashkëta
Lokacioni: Zona Komerciale 3 – Komuna e Obiliqit
Vetëm 7 km nga Prishtina, 17 km nga Aeroporti dhe 8 km nga stacioni hekurudhor në Fushë Kosovë.
Mundësi financimi përmes marrëveshjes me NLB Banka, me kushte të favorshme dhe procedurë të lehtësuar.