Toka me sipërfaqe prej 55.27 ari, gjendet në Suhadoll, komuna e Graçanicës. Toka ndodhet shumë afër lagjes “Marigona Residence”, në një zonë industriale ku afër ka shumë kompani, depo dhe distributor të ndryshëm. Toka po ashtu ka afër rrugët magjistrale Prishtinë - Ferizaj dhe Prishtinë – Lipjan si dhe ofron qasje të lehtë në autostradë. Kjo tokë ofron mundësi ideale për projekte të ndryshme për zhvillime komerciale. Lokacioni është në një zonë me rritje të shpejtë dhe kërkesa të larta për zhvillim, duke e bërë këtë pronë tërheqëse për investitorët dhe zhvilluesit.