Banesa gjendet në lagjen Velania, në “Rrugën Isa Kastrati”, tek udhëkryqi që ndan lagjen Velania dhe lagjen Bregu i Diellit, është pjesë e kompleksit "PUHIZA 3" të ndërtuar nga kompania "Agullimi". Banesa ka sipërfaqe 125.8m2 dhe është ndërtuar me një kualitet të lartë dhe ofron hapësira të rehatshme për banim. Përballë banesës gjendet Parku i Velanisë, duke ofruar ambient të gjelbër dhe relaksues, ndërsa përreth saj ndodhen të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetë të rehatshme dhe praktike. E orientuar nga lindja, jugu dhe perëndimi, banesa përfiton dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe ka pamje në tri anë të ndërtesës, duke e bërë atë të ndritshme dhe atraktive. Ngrohja është me kalda elektrike dhe sistem nën dysheme, që siguron efikasitet dhe ngrohtësi të qëndrueshme gjatë muajve të ftohtë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 1 Ballkon