Shtëpi me 248m2 në shitje në lagjen Simfonia

285,000 € Per Shitje Zllatar--rr.Lugmiri

Shtëpia ndodhet në lagjen Zllatar, në lagje “Simfonia” në një lokacion të qetë e panoramik, me pamje të hapur dhe të këndshme drejt natyrës përreth. Shtepia ka gjithsej 248m² hapësirë, prej të cilave 198m² janë të dedikuara për banim dhe 50m² për terasë, në 3.7 ari truall, duke ofruar kështu një ambient të bollshëm dhe funksional për jetesë komode. Ndërtuar me standarde të larta dhe përkushtim ndaj cilësisë, shtëpia ofron kushte moderne dhe të qëndrueshme. Orientimi lindje-jug-perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Ngrohja qendrore me pompë termike ofron efikasitet energjetik dhe komoditet gjatë sezonit të ftohtë me konsum minimal. E rrethuar nga natyra, prona ka menjëherë pas vetes Parkun e Gërmisë dhe ndodhet vetëm 2 kilometra larg Liqenit të Badovcit, duke ofruar mundësi të shumta për rekreacion dhe relaks. Për më tepër, zona është e furnizuar me shërbimet bazë të nevojshme për jetesë, ndërsa Zllatari po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër zonat më të qeta dhe të preferuara për banim në periferi të Prishtinës. Shtepia ka këtë rendite: - Kati Suteren: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Depo | 1 Tualet - Kati përdhesë: | 2 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 2 Banjo (1 në master bedroom) | 1 Lavanderi | 1 Ballkon - Kati i 1-rë: | 1 Master bedroom | 1 Terasë

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4640

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
248 198 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Orientimi: Lindje,Perëndim,Veri
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones