Shtëpi me 4 dhoma gjumi në shitje në lagjen Qëndresa Home

395,000 € Per Shitje Çagllavicë-Qëndresa Home-

Shtëpia ndodhet në lagjen e mirëorganizuar Qëndresa Home në Çagllavicë, një zonë e zhvilluar me standarde të larta urbane dhe e përshtatshme për jetesë familjare. Prona ofron një sipërfaqe të brendshme prej 180m² të shpërndarë në dy kate, si dhe një hapësirë shtesë prej 80m² në nënkulm me lartësi të përshtatshme për shfrytëzim të plotë. Shtëpia është e ndërtuar në një parcelë prej 3 ari (300m²), duke ofruar hapësirë të bollshme për oborr privat, gjelbërim dhe parkim. E veçanta e kësaj prone është që ajo dorëzohet e përfunduar në tërësi, me punime të kryera si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Të gjitha instalimet, dyshemetë, pllakat, ndriçimi dhe sistemet janë përfunduar me kujdes dhe me standarde të mira ndërtimi, ndërsa ambienti i brendshëm është i gatshëm për banim menjëherë pas mobilimit. Shtëpia përfshin edhe një kamin funksional, duke ofruar një element shtesë komoditeti për jetesë të ngrohtë dhe të rehatshme ndërsa ngrohja është me pompë termike. Lagjja Qëndresa Home është e njohur për ambientin e qetë, infrastrukturën e planifikuar dhe ndjenjën e komunitetit, duke përbërë kështu një zgjedhje ideale për familjet që kërkojnë rehati dhe siguri, por edhe afërsi me qytetin e Prishtinës. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Dhomë gjumi | 1 Tualet | 1 Depo - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi (njëra masterbedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Utilit - Nënkulmi 80m2: | 1 Hapësirë me dollapë anash për shfrytëzim për depo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4633

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
260 180 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike

Vendodhja e prones