Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit (banesat e kuqe) në objektin banesor “Ontex”, afër shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe Qendrës Mjeksore Familjare. Banesa ndodhet në një kompleks të mirë mbajtur dhe një park të veçant afër saj, sigurim fizik 24h, kamera sigurie etj. Banesa është tërësisht e renovuar dhe ka një investim të mirë, ka një sipërfaqe totale prej 119.2m2 e cila siguron hapësirë të mjaftueshme për një jetesë komode. Banesa shitet e mobiluar dhe është e gatshme për banim, poashtu është e orientuar në Përendim dhe ka sistem të ngrohjës me ngrohtoren e qytetit (Termokos).
*Banesa ka fletë poseduese dhe në çmim është e përfshirë edhe një garazhë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkon
| 1 Depo
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)