Shtëpi 277m2 në shitje në lagjen Priam Village

397,000 € Per Shitje Çagllavicë-Priam Village-

Shtëpia gjendet në lagjen “Priam Village”, lagje kjo e ndërtuar me standarde të larta me prioritet të ndërtimit për një jetë sa më të qetë e në afërsi të qytetit si dhe siguri te banorëve duke përfshirë lagjen e mbyllur dhe në mbikqyrje të kamerave. Lagjja gjendet ngjitur me lagjen Qëndresa dhe lagjen Avenue 23 e që ndodhen në zonën e Veternikut dhe ka afërsi me objekte dhe qendra të rëndësishme që shtojnë funksionalitetin e saj si: rrethrrotullimi kryesor që lidhë dy autostradat (Ibrahim Rugova dhe Arbër Xhaferi), Qendrën Klinike Universitare dhe disa spitale private, pastaj shumë qendra tregtare, hotele dhe shumë objekte tjera me rëndësi, që lagjes i shtojnë vlerën. Shtëpia është e tipit C, ka 3.73 ari dhe sipërfaqe banimi prej 277m2 ku prej të cilave 190m2 përfshijnë përdhesën dhe katin e I-rë, si dhe bodrumin me sipërfaqe prej 87m2. Shtëpia është e re dhe e gatshmë për banim, posedon ngrohje qendrore me pompë termike si dhe është e ndërtuar me materiale cilësore duke filluar nga parketi, dritaret 3 shtresore, qeramika si dhe sanitaria. Shtëpia ka këtë renditje: - Bodrum | 3 Njësi të ndara | 1 Tualet - Kati Përdhesë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Tualet | 1 Garazhë | 1 Depo - Kati i 1-rë | 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 1 Ballkon | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom) | 1 Lavanderi

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4610

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
277 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones