Penthouse duplex gjendet në lagjen "Marigona Hill" lagje kjo e një komuniteti të organizuar, të sigurt dhe të mirëmbajtur, me infrastrukturë moderne dhe qasje të lehtë si në qytet ashtu edhe në zona rekreative natyrore. Poashtu do të ndërtohet edhe shtegu që shpie nga lagjja, drejt liqenit Badovc dhe Parkut të Gërmisë. Me një sipërfaqe të brendshme prej 183.30m² dhe një tarracë prej 57.90m², kjo pronë ofron një ambient banimi të bollshëm, të ndriçuar natyralisht dhe me ndarje funksionale në dy kate. Penthouse-i dorëzohet i përfunduar sipas standardeve të investitorit.
Në pjesën e përparme të objektit, dritaret tokë-tavan krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme, duke ofruar pamje të hapur dhe të papenguar drejt gjelbërimit përreth dhe peizazhit të qetë.
Kjo pronë ka dy vendparkime të dedikuara në garazhin nëntokësor si dhe një depo të veçantë me sipërfaqe prej 12.30m², e përshtatshme për ruajtjen e gjësendeve personale apo pajisjeve të ndryshme.