Shtëpia gjendet në lagjen Matiçan, vetëm 50 metra larg Rrugës A. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 250m2 në 4.9 ari truall. E rrethuar nga natyra dhe larg zhurmës së qytetit, kjo pronë ofron një ambient ideal për jetesë të qetë dhe komode. Shtëpia është e renovuar në tërësi, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, dhe është e gatshme për banim të menjëhershëm. Me një orientim drejt jug-perëndimit, ajo përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse në çdo hapësirë. Ngrohja sigurohet nëpërmjet sistemit qendror me energji elektrike, klimatizimit dhe një kamini që shton edhe më shumë komoditetin e brendshëm.
Shtepia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Depo
| 4 Garazha
- Kati i 1-rë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Kuzhine me Tryezari
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
- Kati i 2-të:
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon