Shtëpi 404m2 në shitje në lagjen Marigona Hill

850,000 € Per Shitje Prishtina-Marigona Hill-

Shtëpia me sipërfaqe banimi prej 404m², gjendet në lagjen prestigjioze Marigona Hill, një qytezë e ndërtuar me standarde të larta dhe e vendosur në një lokacion të shkëlqyer, pranë liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë. Kjo lagje është e njohur për harmoninë që krijon mes natyrës dhe arkitekturës moderne, duke ofruar një stil jetese të jashtëzakonshëm. Shtëpia shtrihet në një truall prej 4.16 ari (416m²) dhe është e strukturuar në disa nivele, përfshirë bodrumin -1 dhe -2, përdhesën, katin e parë dhe nënkulmin, i cili mund të ketë qasje me shkallë druri të montuara në tavan. Ndërtimi i vrazhdë dhe fasada e jashtme janë të përfunduara, ndërsa punimet e brendshme pritet të përfundojnë brenda 6 muajve nga momenti i shitblerjes së pronës. Marigona Hill është një projekt unik që përfshin 109 shtëpi, 291 tarraciere dhe 600 apartamente, duke krijuar një komunitet të gjallë dhe të larmishëm. Lagjja ofron bulevarde të gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara me parqe të shumta dhe parkingje përgjatë rrugëve, duke siguruar një infrastrukturë moderne dhe të mirëorganizuar. Një nga veçoritë kryesore të kësaj lagjeje është "The Walking District", një shëtitore që përmban mbi 100 dyqane, kafene dhe restorante. Për më tepër, lagjja ofron një park botanikal të projektuar nga arkitektë italianë, me lloje të ndryshme pemësh dhe lulesh të zgjedhura me kujdes për të krijuar një oazë natyrore. Siguria dhe mirëqenia e banorëve janë prioritete në këtë komunitet, me shërbime të mirëmbajtjes së infrastrukturës, përfshirë pastrimin e rrugëve, largimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e rrjeteve, si dhe siguri të shtuar. Shtëpia ka këtë renditje: - Bodrum kati -1 dhe -2: | 1 Hapësirë e planifikuar për fitness | 1 Hapësirë rekreacioni | 1 Kthinë teknike | 1 Utilit - Përdhesa: | 1 Dhome ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë pune | 1 Tualet - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 3 Banjo (dy prej tyre në dy dhoma gjumi) | 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4456

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
404 0 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Air condition,Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones