Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin "Luledielli 2" të ndërtuar nga kompania "BS GROUP", shumë pranë furrës “Mati”, në një zonë të favorshme që ofron qasje të lehtë në të gjitha shërbimet esenciale si markete, shkolla, qendra shëndetësore dhe transport urban. Me një sipërfaqe prej 77.7 m², si dhe është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim. Hapësira është e organizuar në mënyrë funksionale për të ofruar rehati dhe komoditet maksimal. Ngrohja qendrore me rrymë siguron ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë ditëve te ftohta, ndërsa orientimi veri-lindje mundëson ndriçim të mjaftueshëm natyral gjatë ditës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhine me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Terasë (25m2)
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)