Vila gjendet në Brezovicë, në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Kosovës për pushime malore. Kjo vilë ndodhet në rrugën kryesore, rreth 700 metra mbi restaurant Tiffany dhe përballë kompleksit të ndërtuar nga Fitorja. Pozicioni i saj i favorshëm dhe ambienti i qetë e bëjnë një zgjedhje ideale si për pushime familjare, ashtu edhe për investim në turizmin malor. Vila ka sipërfaqe 245m2 ndërsa sipërfaqja e tokës është 2.67 ari (267m2).
Vila është pjesë e një kompleksi prej pesë vilash të ndërtuara me të njëjtën planimetri dhe të njëjtin investim, duke garantuar një strukturë të qëndrueshme dhe një stil arkitektonik harmonik në zonë. E rrethuar nga natyra dhe me lumin që kalon përskaj të gjitha vilave, kjo pronë ofron një atmosferë të qetë dhe relaksuese gjatë gjithë vitit. Orientimi i vilës është optimal, me oborrin dhe dhomën e ndenjës të vendosura në lindje, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa tri dhomat e gjumit janë të orientuara nga perëndimi, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm.
Kjo vilë është projektuar për të ofruar komoditet maksimal, me hapësira të bollshme dhe funksionale që përshtaten në mënyrë perfekte për një jetesë të qetë larg zhurmës së qytetit. Lokacioni i saj strategjik në Brezovicë, një zonë e njohur për peizazhet e saj mahnitëse dhe mundësitë e shumta për aktivitete në natyrë, e bën këtë pronë një investim të shkëlqyer për ata që kërkojnë një vendpushim personal apo një pronë me potencial të lartë për qira turistike.
Vila ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Dhomë për rekreacion
- Përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Tualet
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo