Objekt afarist 4,339m2 me qira në Obiliq

16,000 € / Muaj Per Qira Obiliq--

Objekti afarist me qira ndodhet në Obiliq, në një lokacion strategjik shumë afër depos së ujit Rugova dhe në afërsi të KEK-ut, i pozicionuar në rrugën kryesore që lidh Obiliqin me zonat e tjera të rëndësishme të rajonit. Ky objekt modern ofron një infrastrukturë të avancuar dhe hapësira funksionale të përshtatura për biznese të ndryshme, duke përfshirë depo, industri të lehtë, qendra logjistike dhe zyra administrative. Me një sipërfaqe totale prej 4,339m², objekti është i ndarë në dy kate kryesore dhe përmban një organizim të mirëstrukturuar që mund të plotësojë kërkesat e bizneseve që operojnë në fusha të ndryshme. Kati përdhesë ka një sipërfaqe prej 1,994.74m² dhe një lartësi të konsiderueshme prej 10 metrash, duke e bërë të përshtatshëm për operacione që kërkojnë hapësirë të madhe dhe qasje të lehtë për automjete të rënda ose makineri industriale. Në katin suteren, i cili ka një sipërfaqe prej 1,984.70m² dhe një lartësi prej 3.25 metrash, ka kushte ideale për magazinim, prodhim apo operacione të tjera që kërkojnë infrastrukturë të sigurt dhe të mirëorganizuar si dhe ka një ashensor industrial që lidh katin përdhesë me katin nëntokësor.. Një pjesë e rëndësishme e këtij objekti është hapësira e dedikuar për zyra, e cila ndodhet në katin e parë dhe ka një sipërfaqe prej 180m². Zyrat janë të ndara me xham, të pajisura me ndriçim cilësor dhe ngrohje qendrore të siguruar nga një sistem modern me pompë termike, duke krijuar një ambient komod dhe profesional për stafin dhe menaxhimin e biznesit. Në katin e dytë ndodhet një terasë me sipërfaqe prej 180m², e cila mund të shfrytëzohet për nevoja të ndryshme të biznesit. Investimet në këtë objekt janë realizuar me standardet më të larta dhe përfshijnë një derë të qasjes në depo të markës prestigjioze Hormann, e cila në katin përdhesë ka dimensione prej 10 metra me 6 metra, ndërsa në katin nëntokësor ka përmasa prej 5.8 metra me 3.25 metra. Objekti është i pajisur me një trafo të energjisë elektrike me kapacitet prej 630KW, me mundësi zgjerimi deri në 1,000KW. Ky objekt afarist ofron një zgjidhje ideale për bizneset që kërkojnë një ambient të përshtatur për operacione të ndryshme, duke përfshirë depozitimin, logjistikën, prodhimin dhe shërbimet administrative.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Commercial Complex New T4412

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
4339 4159 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Air condition

Vendodhja e prones