Shtëpia gjendet në lagjen e mbyllur "Qendresa Home", e cila ofron një ambient të qetë dhe të rehatshëm për banim. Shtepia është e re dhe e pa përdorur më pare, ka një sipërfaqe prej 200m² në 3.4 Ari truall, e cila ofron hapësirë të mjaftueshme për të jetuar me komoditet. Pozicioni i saj brenda lagjes është shumë i favorshëm, duke qenë në një pjesë të qetë. Lagjja "Qendresa Home" është e pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme, si brenda ashtu edhe jashtë saj, dhe ka qasje të lehtë në qendër të qytetit si dhe në qytete të tjera. Shtëpia është e pajisur me ngrohje qendrore me pompë termike, që siguron ngrohje të qëndrueshme dhe efikasitet energjetik. Orientimi lindje-perëndim i shtëpisë bën që ajo të përfitojë shumë mirë nga drita natyrore dhe ngrohtësia gjatë gjithë ditës, duke e bërë atë një vend ideal për të jetuar.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo
| 1 Depo
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 Master bedroom)
| 3 Banjo ( njëra ne Master bedroom)
| 1 Ballkon