Zyre me 5 dhoma pune me qira në lagjen Lakrishtë – Icon Tower

2,500 € / Muaj Per Qira Prishtina-Pejton-

Zyra gjendet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin afaristo-banesor Icon Tower, kompleks ky i ndërtuar me standarde të larta dhe ofron një lokacion shumë të mirë dhe lehtë të qasshëm. Lokacioni i kësaj zyre është një prej avantazheve kryesore, pasi gjendet në një zonë qendrore dhe të frekuentuar, lehtësisht të qasshme nga rruga kryesore, kjo e bën atë të shkëlqyeshme për bizneset që kanë nevojë për një vendndodhje strategjike, duke u ofruar mundësinë për të arritur lehtësisht klientët si dhe stafin e tyre. Zyra ka një sipërfaqe totale prej 145m2, e cila siguron hapësirë të mjaftueshme për të kryer punën dhe aktivitetet e biznesit. Orientimi i saj është Jug – Veri - Lindje, duke ofruar dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe një pamje të bukur të rrethinës. Poashtu posedon sistemin e ngrohjes dhe te ftohjes me pompë termike. Objekti ka të disponueshëm dy ashensorë, që e bëjnë qasjen më të lehtë për klientët dhe stafin. Hapësira është organizuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të pritur vizitorët dhe për të kryer punën e përditshme. Gjithashtu, kompleksi Icon Tower ka edhe të gjitha facilitetet e nevojshme për punëtorët dhe vizitorët, si parking të sigurt dhe zona të përbashkëta për pushim. *Zyra lëshohet me qira pa inventar po ashtu në çmim nuk përfshihet TVSH-ja. Zyra ka këtë renditje: | 5 Dhoma pune | 1 Koridor | 1 Tualet

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Office New T4112

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
145 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamera,Alarm zjarri,Ashensor,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug,Veri

Vendodhja e prones