Shtëpi 265m2 në shitje në lagjen Chelsea Point – Bërnica Park

295,000 € Per Shitje Bërnicë e epërme-Chelsea Point-

Shtëpia gjendet në Bërnicë, në lagjen Bërnica Park, shtëpi e ndërtuar nga kompania e ndërtimit Chelsea Point, e njohur për standartet e saj të larta dhe stilin anglez të dizajnit. Me një sipërfaqe prej 265m2 dhe një truall prej 3.02 ari, kjo shtëpi ofron hapësira të rehatshme dhe një kualitet të lartë të ndërtimit. Shtëpia ka ngrohje qëndrore me pompë termike dhe poashtu ka fan coil në çdo dhomë për ftohje dhe ngrohje. Përreth shtëpisë gjendet një oborr i rrethuar dhe i mirëmbajtur me kujdes, duke krijuar një hapësirë të bukur të jashtme për të relaksuar apo për të organizuar aktivitete të ndryshme. Shtëpia gjithashtu ka një nënkulm, që mund të përdoret si dhomë rekreative ose dhomë pune, duke ofruar kështu një hapësirë shtesë për nevojat tuaja. Përveç kësaj, nënkulmi është i izoluar, i pajisur me dritare, rrymë dhe sistem ngrohjeje. Shtëpia ka këtë renditje: - Bodrumi: | 1 Garazhë | 1 Toalet | 1 Dhomë per paisje te ngrohjes | 1 Dhomë per rekreacion - Perdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë - Kati 1: | 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) - Kati 2 (nënkulm) | 1 Dhomë gjumi (që mund të shfrytëzohet edhe si dhomë pune apo rekreacioni)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T4090

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
265 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Air condition
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones