Kjo parcelë me sipërfaqe prej 1,710.30 ari (17.10 hektarë) gjendet në zonën kadastrale Miroc, komuna Podujevë, vetëm 1.2 km larg rrugës kryesore Podujevë-Merdar, duke ofruar akses të shpejtë dhe të lehtë për transport. Parcela ka të mbjellura 18,700 trupa Dardh dhe 1000 trupa Qershi, të cilat janë në vitin e pestë të zhvillimit.
Parcela është e pajisur me sistem të avancuar të ujitjes për të siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe cilësor. Për të plotësuar nevojat ujore, janë hapur gjashtë bunarë të cilët sigurojnë ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, në parcelë gjendet edhe një objekt frigo me sipërfaqe prej 240 m² dhe lartësi prej 6 metrash, me një kapacitet prej 1,440 metër kub. Ky objekt frigoriferik mundëson ruajtjen e frutave në temperaturë konstante për një periudhë të caktuar kohore, duke garantuar freskinë dhe cilësinë e produkteve.
Avantazhet e kësaj toke përfshijnë pozicionin e favorshëm në një zonë me infrastrukturë të zhvilluar dhe mundësi të mëdha për rritje ekonomike. Pozicioni strategjik afër rrugës kryesore siguron një transport të lehtë dhe të shpejtë të produkteve, duke ulur kostot e logjistikës dhe duke rritur efikasitetin.