Objekt afarist 1000 m2 me qira në lagjen Pejton

7,000 € / Muaj Per Qira Prishtina-Pejton-

Objekti ndodhet në një pozitë shumë të favorshme, në lagjen Pejton pranë Ambasadës së Italis, një vendndodhje e cila ofron lehtësi të aksesimit dhe shërbime të ndryshme për bizneset dhe vizitorët. Objekti është i gatshëm për shfrytëzim, me të gjitha përshtatjet dhe infrastrukturën e nevojshme për aktivitetet e zyrës. Objekti ka gjithsejt 1000m2 me 20 dhoma pune, poashtu ofron parkim të mjaftueshëm, duke përfshirë parking rrugor si dhe parking privat, që e bën të përshtatshme për stafin dhe klientët. Objekti ka kondicioner në çdo hapësirë, është i pajisur me kamera sigurie, posedon ngrohje me energji elektrike si dhe ka mundësi të ngrohjes me naftë, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë periudhave të ftohta, poashtu posedon gjenerator. Përmasat e zyreve janë të konsiderueshme, me gjithsej 3 kate, duke e bërë atë një hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar aktivitetet e biznesit tuaj. Me një pozicion të favorshëm dhe infrastrukturën e përshtatshme, ky objekt ofron një mundësi të shkëlqyer për një ambient të përshtatshëm për zyre. * Çmimi i listimit për këtë objekt përfshin TVSH-në, si dhe tatimin e qirasë. Objekti ka këtë renditje: - Bodrumi | 1 Garazhë | 2 Hapesira - Kati Përdhesë | 4 Dhoma pune | 2 WC | 2 Terasa - Kati I-rë | 6 Dhoma pune | 1 Kuzhinë | 2 Ballkona | 2 WC | 1 Koridor - Kati II-të | 6 Dhoma pune | 2 Ballkona | 2 WC | 1 Koridor Nënkulmi | 4 Hapsira pune | 2 WC | 1 Koridor

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Commercial Complex Used T3949

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
1000 1000 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë,Naftë
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri,Air condition,Gjenerator

Vendodhja e prones