Banesë me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen e Muhaxherëve

140,000 € Per Shitje Prishtina-Lagjja e muhaxherëve-

Banesa gjendet në Lagjen e Muhaxherëve, në kompleksin Hab 13, i vendosur në një zonë e cila ka qasje të lehtë me shume lagje të qytetit. Orientimi nga lindja dhe jugu i banesës garanton një ndriçim optimal natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një mjedis të ngrohtë. Me një sipërfaqe prej 79m², kjo banesë ofron hapësira të mjaftueshme dhe të organizuara mirë, përfshirë një qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe një ballkon.Sistemi i ngrohjes me energji elektrike siguron një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për të jetuar, edhe gjatë muajve më të ftohtë. Pozicionimi i banesës në një lagje afër qendrës së qytetit, me qasje të lehtë në parkun e qytetit dhe rrugët kryesore, e bën atë ideale për ata që kërkojnë një jetë të qetë por në të njëjtën kohë të lidhur ngushtë me pulsin e qytetit. Afërsia me të gjitha shërbimet e nevojshme, siq janë dyqanet, shkollat, dhe mjekësia, e rrit edhe më shumë vlerën e kësaj prone.*Banesa pritet të përfundohet në fillim të vitit 2025. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 2 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Toalet

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T3922

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
79 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones