Shtëpia gjendet në lagjen e re të quajtur “Lagjja e Artë 2” të ndërtuar nga kompania “Art Construction” në Prishtinë në zonën kadastrale Çagllavicë, shumë pranë kolegjit “Rezonanca” dhe “Vita Hospital”. Lokacioni i lagjës është ideal pasi që ka qasje direkte në rrugën kryesore dhe lidhet shumë lehtë me pjesët kyçe të kryeqytetit.
Shtëpia është e Tipit B, ka 4.94 ari truall dhe ka gjithësej 278.8m2 sipërfaqe të cilat janë të ndara në 2 kate duke përfshirë katin përdhesë dhe katin e parë (P+1).
Shtëpia është pajisur me ngrohje qëndrore me pompë termike, e cila ofron një klimë të qëndrueshme dhe efiçiente. Xhamat e përdorura janë tre shtresorë, duke garantuar izolim të mirë termik dhe akustik. Parketi është zgjedhur për cilësinë e tij të lartë dhe qëndrueshmërinë si dhe është përdorur edhe një cilësi e lartë e keramikës dhe sanitareve për të garantuar qëndrueshmëri dhe elegancë.
Një veçori e rëndësishme është sistemi i "smart home", i cili lejon kontrollin dhe monitorimin e ndërtesës nëpërmjet pajisjeve elektronike. Ky sistem mund të përdoret për të kontrolluar temperaturën, ndriçimin, sigurinë dhe shumë të tjera.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Garazhë
- Kati i I-rë
| 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom
| 2 Ballkona
| 1 Lavanderi