Zyre me 5 dhoma pune me qira në lagjen Dardania

1,300 € / Muaj Per Qira Prishtina-Dardani-

Zyra gjendet në lagjen Dardania, me një pozicion që e bën atë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme të biznesit. Më saktësisht zyra gjendet afër SH.F.M.U. "Dardania" në rrugën "Ilaz Kodra", dhe ofron një ambient të qetë dhe të favorshëm për veprimtaritë profesionale. Me një hapësirë prej 200m2 të brendshme dhe 4 ari oborr, kjo zyre ofron komoditet për punë dhe hapësirë për rekreacion. Zyra është e pajisur me sistem ngrohjeje qëndrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), duke siguruar një mjedis komod dhe të ngrohtë për punonjësit dhe klientët. Zyra ka një total prej pesë dhoma pune, të ndara dhe të përshtatshme për veprimtari të biznesit të ndryshme. Përveç kësaj, njëra dhomë pune është ideale për konferenca dhe takime të mëdha, duke ofruar një hapësirë të veçantë për organizimin e prezantimeve, trajnimeve dhe takimeve profesionale. * Zyra posedon një vendparkim. Zyra ka këtë renditje: - Përdhes | 1 Dhomë pune | 1 Ballkon | Oborr - Kati i I-rë | 3 Dhoma pune | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Tualet - Kati i II-rë | 1 Dhomë pune

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Office Used T3918

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
200 0 0 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones