Shtëpi me 5 dhoma gjumi në shitje në lagjen Qershia Village- Tipi C

368,550 € Per Shitje Çagllavicë-Lagjja Qershia-

Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në lagjen Qershia, lagje kjo e cila është e konceptit të mbyllur dhe afërsisë së saj me qytetin. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone. Ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, ofruar për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve. Shtëpia është e tipit C e cila ka një sipërfaqe totale prej 273.7m2 dhe një truall prej 4 ari. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem ngrohjeje qëndrore me pompe termike. Ky sistem ofron një ngrohje të shpejtë dhe efikase dhe mundëson kontrollin e temperaturës në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme. Investimet ekstra, ngrohja qëndrore me pompe termike, tavanet e punuara mire dhe shumë të tjera e bëjnë këtë pronë të veçantë dhe të çmuar. Shtëpia ka këtë renditje: - Kati përdhesë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Garazhë - Kati i I-rë: | 4 Dhoma gjumi (një master bedroom) | 3 Banjo (njëra në dhomën e gjumit) | 1 Utiliti | 1 Terasë

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3893

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
274 274 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike

Vendodhja e prones