Shtëpia gjendet në lagjen Priam Village, lagje kjo e ndërtuar me standarde të larta me prioritet të ndërtimit për një jetë sa më të qetë e në afërsi të qytetit si dhe siguria e banorëve duke përfshirë lagjen e mbyllur dhe nën mbikqyrjen e kamerave. Lagjja gjendet ngjitur me lagjen "Qëndresa Home" dhe lagjen "Avenue 23" e që kanë afërsi me objekte dhe qendra të rëndësishme që shtojnë funksionalitetin e saj si: rrethrrotullimi kryesor që lidhë dy autostradat (Ibrahim Rugova dhe Arbër Xhaferi), Qendrën Klinike Universitare dhe disa spitale private, pastaj shumë qendra tregtare, hotele dhe shumë objekte tjera me rëndësi, që lagjes i shtojnë vlerën. Shtëpia e ndërtuar në një truall prej 3.56 ari (355.8m2) dhe ofron një sipërfaqe banimi prej 189.5m2. Shtëpia është e pajisur me pompë termike, e cila siguron ngrohjen e shtëpisë në mënyrë efikase dhe ekonomike, dërsa, orientimi lindje-jug i shtëpisë siguron një ambient të ndriçuar dhe të ngrohtë gjatë gjithë vitit, pa nevojën e shpenzimeve të mëdha për ngrohje. Kjo shtëpi është një zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që kërkojnë një shtëpi të rehatshme dhe efikase në aspektin e shpenzimit të energjisë. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Lavanderi - Kati i I-rë | 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 1 Ballkon | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)