Shtëpi me 3 dhoma gjumi me qira në lagjen Qershia

1,500 € / Muaj Per Qira Çagllavicë-Lagjja Qershia-

Shtëpia gjendet në Çagllavicë më saktësisht në lagjen Qershia, vendndodhja e bën atë tërheqëse për shkak të konceptit të mbyllur dhe afërsisë së saj me qytetin. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone. Ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, ofruar për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve. Ky aspekt sigurie shton nivelin e komoditetit dhe lejon banorët të jetojnë pa shqetësime. Shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 203m2 dhe është e ndërtuar në 3ari truall, posedon një kamin, i cili është një shtojcë e mrekullueshme për të krijuar një atmosferë të ngrohtë gjatë sezonit të ftohtë. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem ngrohjeje qëndrore me rrymë (Vaillant). Ky sistem ofron një ngrohje të shpejtë dhe efikase dhe mundëson kontrollin e temperaturës në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesa | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë pune | 1 Tualet | 1 Garazhë - Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 1 Ballkon | 1 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3771

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
203 0 3 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones