Kjo pronë është një tokë me një siperfaqe prej 26 ari, e cila është në zonën e Badocit, në komunën e Graçanicës. Toka ndodhet në një vendndodhje të favorshme, rreth 2.5km larg qytetit të Graçanicës dhe 1km larg pendës së liqenit të Badocit.
Ka qasje të drejtpërdrejtë në rrugën magjistrale Prishtinë - Gjilan, e cila e bën të lehtë qasjen dhe lidhjen me qytetet dhe zonat e tjera të rrethit. Toka njihet për potencialin e saj të lartë, veçanërisht si zonë e përshtatshme për ndërtimin e objekteve afariste dhe bizneseve.
Gjerësia e tokës në rrugë është rreth 42 metra, duke u ngushtuar pastaj në rreth 35 metra. Gjatësia mesatare e tokës është rreth 70 metra.