Banesa gjendet në lagjen Arbëria- Dragodan, përballë qendrës tregtare “MiniMax”, në kompleksin e ndërtuar nga kompania e ndërtimit “PUSHKOLLI”, me pozitë shumë të mirë, kompleks ky i ndërtuar me një investim të kualitetit të lartë, duke u nisur nga parketi, dritaret me 3 xhama - 4 stinor, roleta antracid, keramikë te kualitetit të lartë etj. Banesa ka sipërfaqe totale prej 92m2, ka ngrohje qëndrore me rrymë si dhe posedon kondicioner, ka orientim në Jug-Perëndim ku siguron ndriçim natyral të mirë gjatë tërë ditës, kjo e bën ambientin më të ndritur dhe më të këndshëm për jetesë.
*Garazha me depo përfshihen në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë me depo (të përfshira në çmim)