Ky objekt gjendet në lagjen Veternik mrapa “ALBI MALL” i cila ka një sipërfaqe totale prej 4863.43m2 është një mundësi e jashtëzakonshme për ndërmarrjet dhe aktivitetet e ndryshme që janë në kërkim të një hapësire të re dhe funksionale. I vendosur në një lokacion të përshtatshëm, ky objekt ofron një gamë të gjerë të përmasave dhe ambienteve që mund të përshtaten me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve të ndryshme. Objekti është i pajisur me ashensor si dhe me një terasë të këndshme, e cila mund të përdoret për aktivitete të hapura ose relaksim për punonjësit dhe klientët. Gjatë ndërtimit të këtij objekti, është kushtuar kujdes i veçantë për të krijuar hapësira të ndara dhe të përshtatshme për shumë lloje të aktiviteteve të biznesit. Ky objekt ofron mundësinë e parkimeve të jashtme dhe të brendshme, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe logjistikën për klientët dhe stafin. Lokacioni i favorshëm, ndërtimi cilësor dhe ndarja e hapsirave bëjnë këtë objekt të përshtatshëm për një gamë të gjërë të sektorëve të biznesit. Objekti ka 2 kate të dedikuara për parkim, secila me nga 629m2 hapësirë. Kjo do të lejojë klientët dhe stafin të gjejnë parkim lehtë dhe të sigurt për makinat e tyre. Gjithashtu, objekti ka 6 kate të tjera, të cilat mund të shfrytëzohen për aktivitete biznesi dhe shërbime të ndryshme si dhe ka mbi objekt 2 terasa njëra 223.14m2 ndërsa tjetra me 264.19m2 në total 487.43m2. Ky objekt në lagjen Veternik ka një lokacion të shkëlqyer dhe kapacitet të madh hapësire, e cila e bënë atë një mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar biznese të ndryshme në këtë zonë. * Në çmimin e listuar për këtë prone nuk është i përfshirë tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).