Banesa me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Mati 1 – Model Sllovenia

130,000 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-

Banesa gjendet në kompleksin "Slovenia Building", të ndërtuar nga kompania "Model Slovenia", kompleks ky i cili gjendet në lagjen Mati 1 me qasje shumë të lehtë në rrugën C. Tipet e banesave që I posedojmë në këtë kompleks kanë sipërfaqe prej 115.03m2. Kompleksi ka një dizajn modern dhe enterier tërheqës, me detaje të mrekullueshme dhe mozaike që ndjekin trendet e fundit. Izolimi i objektit është i përkryer, duke ofruar një mjedis të qetë dhe akustikë të shkëlqyer. Banesat janë të pajisur me sistemin e ngrohjes qendrore me kalda elektrike për të siguruar komoditet gjatë gjithë sezonit dimëror. Gjithashtu, banesa ka orientim në lindje dhe perëndim, duke ofruar ndriçim natyral dhe një pamje të mrekullueshme. Kompleksi "Slovenia Building" ofron edhe facilitete shtesë për banorët si parking të mjaftueshëm për veturat, hapësira gjelbruese me parqe dekorative dhe kënde lojërash për fëmijët. Ndërtesa është ndërtuar në përputhje me lejet e ndërtimit dhe rregulloret e urbanizmit, duke siguruar një pozicion të mirë dhe lehtësi në qasje në rrugët e lidhjes. Lagjia Mati 1 është një zonë qetë dhe e këndshme për jetesë, me një akses të lehtë në rrugët kryesore të qytetit. Kjo i bën këto prona një zgjedhje ideale për familjet që kërkojnë një vendbanim të qetë dhe të afërt me të gjitha nevojat e tyre të përditshme. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 3 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë | 2 Banjo | 1 Depo | 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Under Construction T3511

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
115 0 3 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones