Vilë me 3 dhoma gjumi në shitje në Brezovicë – Qëndresa Resort

325,000 € Per Shitje Brezovicë--

Vila gjendet në Brezovicë dhe është vendosur në një zonë tërheqëse në lagjen "Qëndresa Resort" e cila ka vetëm 17 shtëpi, ka një pozitë shumë të mirë me qasje direkte në rrugën kryesore. Gjithashtu, vila gjendet në një vend të bukur me infrastrukturë të mirëmbajtur, me shumë gjelbërim gjatë verës dhe si dhe lumin i cili kalon pranë, duke krijuar një atmosferë natyrore dhe të qetë. Vila ka një hapësirë banimi prej 200m2 ku prej tyre 145.30m2 janë në katin përdhesë dhe katin e I-rë dhe 54.7m2 nënkulm si dhe është e ndërtuar në një truall prej 3.7 ari (370m2). Kjo e bën të mjaftueshme për të ofruar hapësirë për banorët. Vila është e pajisur me sistemin e ngrohjes qëndrore me pompë termike me sistemin nën dysheme, kështu banorët mund të sigurojnë një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë sezonit të dimrit. Vila është tërësisht e mobiluar dhe ka një investim me kualitet të lartë, mobilimi, punimet e drurit, banjot dhe sauna janë dizajnuar me arkitekturë klasike dhe në përputhje me ambientin. Vila në Brezovicë është një opsion i shkëlqyeshëm për ata që kërkojnë një vilë tërheqëse në një ambient natyror dhe me të gjitha përshtatshmëritë për një pushim të rehatshëm.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Villa Used T3502

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
200 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Smart home
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones