Lokali gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin Prishtina Premium Residence. Lokali ka sipërfaqe prej 328.3m2 si dhe 128.7m2 terasë e cila ka qasje dhe është e dedikuar për këtë lokal, gjendet në rrugën Holger Petersen, në një vendndodhje ideale, në mes të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Pallatit të Drejtësisë. Po ashtu, ajo është afër Unazës Brendshme dhe Rrugës A, duke ju ofruar një akses të shkëlqyeshëm nëpër qytet. Ky kompleks modern zhvillohet në një sipërfaqe prej mbi 3 hektarësh dhe ofron hapësira të gjelbra dhe rekreacioni për banorët e tij. Po ashtu, kompleksi disponon një parking të jashtëm dhe nëntokësor të mjaftueshëm për lokalet dhe banorët. Lokali në fjalë është pjesë e fazës së fundit të ndërtimit dhe ofron karakteristika të jashtëzakonshme. *Në çmimin e listuar për këtë pronë është përfshirë edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).