Banesë me 2 dhoma gjumi me qira në lagjen Pejton

900 € / Muaj Per Qira Prishtina-Pejton-

Banesa ndodhet në lagjen Pejton, në një lokacion të shkëlqyeshëm për të jetuar në një prej zonave më të kërkuara të kryeqytetit. Vendndodhja e saj afër katedralës dhe lidhja e drejtpërdrejtë me rrugën Xhorxh Bush e bëjnë këtë lokacion shumë të kërkuar dhe lehtësisht të qasshëm. Banesa është plotësisht e renovuar, duke i dhënë një pamje të freskët dhe të modernizuar. Stili klasik i dizajnit të brendshëm sjell një ndjenjë të ngrohtësisë dhe elegancë, duke e bërë atë një hapësirë të përshtatshme për jetesë të përditshme. Me një sipërfaqe neto prej 55m2 (dhe faktike prej 65m2), kjo banesë siguron hapsirën e duhur për të jetuar me komoditet. Sistemi i ngrohjes qëndrore me Termokos, që është pjesë e infrastrukturës së qytetit, do t'ju sigurojë një ambient të ngrohtë dhe të përshtatshëm për të kaluar kohën tuaj të lirë. Në të njëjtën kohë, klimatizimi do t'ju lejojë të kontrolloni temperaturën në periudhat e nxehta të vitit. Për sa i përket orientimit, banesa është e orientuar në Jug - Lindje. Ky orientim sjell dritë natyrale gjatë gjithë ditës, duke bërë ambientin më të ndriçuar dhe të frytshëm. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3463

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
65 55 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Alarm zjarri,Interfon,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones