Shtëpia gjendet në lagjen Qëndresa, shumë afër Bau Market, në një zonë të përshtatshme për jetesë. Ajo ofron një qasje shumë të lehtë në rrugën kryesore, duke e bërë të lehtë lëvizjen drejt qytetit dhe pikave të tjera kyçe.
Shtëpia ndodhet në një truall prej 3 ari, duke ju ofruar hapësirë të mjaftueshme për të jetuar. Sipërfaqja banimi prej 400m2 ofron hapësira të gjerë dhe komode për ju dhe familjen tuaj. Kjo shtëpi është ndërtuar me një izolim shumë të mirë, që siguron një klimë të rehatshme dhe redukton humbjen e energjisë.
Oborri i shtëpisë është i rregulluar dhe i mirëmbajtur, duke ju ofruar një hapësirë të jashtme të këndshme për tu relaksuar dhe për të organizuar aktivitete të ndryshme. Shtëpia është e pajisur me roleta dhe dritare të cilësisë së lartë, duke ju dhënë kontrollin e dritës dhe privatësisë në shtëpi.
Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem qëndror me kalda elektrike dhe pelet, duke garantuar komoditetin dhe ngrohtësinë gjatë sezonit të ftohtë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati Suteren
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë pune
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Garazhë
- Kati Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi (Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 WC
| 1 Depo
- Kati i I-rë
| 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo ( njëra në Master Bedroom)
- Nënkulmi