Duplex - Penthouse me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen e Muhaxherëve

415,000 € Per Shitje Prishtina-Lagjja e muhaxherëve-

Penthouse gjendet në lagjen e Muhaxherëve, në objektin afarist-banesor Kulla Front të ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Driloni Com". Lokacioni i kësaj banese është shumë i favorshëm, duke pasur parasysh afërsinë me qendrën e qytetit dhe parkun e qytetit. Kjo e bën atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për ata që kërkojnë të jetojnë në një zonë qendrore dhe me akses të lehtë në shërbime të ndryshme të kryeqytetit. Objekti në të cilin ndodhet penthouse karakterizohet nga ndërtimi shumë cilesor dhe modern. Fasada e ndërtesës është ventiluese, e cila siguron një izolim të mirë termik dhe ndihmon në ruajtjen e temperaturës së rehatshme brenda banesës. Përveç kësaj, izolimi akustik është i përdorur për të ofruar një ambient pa zhurmë nga jashtë. Penthouse disponon xhama të përbërë nga xhama tre shtresa (4 stinor), të cilat ofrojnë një izolim të mirë termik dhe akustik, si dhe japin një pamje panoramike të mrekullueshme të kryeqytetit. Kjo i jep banesës një ndjenjë të hapësirës dhe e bën atë tërheqëse për të jetuar. Ky penthouse është i përbërë nga 2 nivele me një sipërfaqe prej 210.8m2, ku 168m2 përbëjnë hapësirën për banim dhe 42.8m2 janë terasë, kjo i jep mundësinë banorëve për të gëzuar hapësirë të mjaftueshme dhe për të shijuar pamjen e qytetit. Sistemi i ngrohjes qendrore me kalda elektrike siguron një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë sezonit të ftohtë. Roletat alumini elektrike japin kontroll të lehtë në lidhje me dritën dhe privatësinë. Poashtu dyshemeja është e shtruar me parket dhe banjot me keramikë cilësore. *Penthouse shitet me mobilje dhe në çmim përfshihet një garazhë. Banesa ka këtë renditje: - Kati i I-rë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Terasë (42.8m2) | 1 Banjo | 1 Depo - Kati i II-të | 2 Dhoma gjumi ( njëra Master Bedroom) | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom) | 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Penthouse New T3352

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
211 168 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones