Lokali gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në kompleksin VA Residence 1, ndërtuar nga kompania e ndërtimit Vëllezërit Asllani, e që është afër banesave të bardha të lagjes Bregu i Diellit. Lokali ka qasje si nga rruga që lidhet me banesat e bardha, gjithashtu edhe nga rruga tek varrezat e dëshmorëve tek udhëkryeqi i lagjes Velania. Lokali ka sipërfaqe 177.73m2, me lartësi 4m si dhe është i pajisur me çertifikate prone (fletë poseduese).
Në çmimin e shitjes është e përfshirë dhe TVSH-ja, që e bën këtë ofertë tërheqëse dhe të volitshme për bizneset që kërkojnë të investojnë në një pronë të gatshme për përdorim.